Sapo ka përfunduar seanca ndaj ish-presidentit, Ilir Meta dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë. Gjykata e Posaçme është tërhequr për të marrë vendimin për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Ilir Meta mbërriti në GJKKO rreth orës 09:10 minuta për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg.
Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.