Ka përfunduar takimi mes Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në shtëpinë e Bardhë. Të dy realizuan foton familje me liderët e BE, për të nisur më pas takimin.
Liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë ndoqën nga ekranet bisedën mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Zyrën Ovale, ndërsa prisnin në një sallë aty pranë për t’u takuar me dy presidentët.
Takimi po zhvillohet me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Finlandës, Bashkimit Evropian dhe shefin e NATO-s.
