Nëse në shtëpi keni disa kunguj, beni një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca pasi është kombinim brilant. Më ndiqni hapat dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar.
Përbërësit
pene (Integrale “Garofalo”)
1 filxhan vaj ulliri
1 qepe e njome (e grirë imët)
2 kungull (të prerë në feta)
1 lugë gjelle kripe
4 karkaleca
kripe
piper
1 filxhan vere e bardhe
1 filxhan pana
Përgatitja
1. Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.
2. Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat. I marinoni me kripë e piper. Tani shtoni verën dhe panën. I trazoni mirë dhe shtoni penet.
3. I lini përreth 3 minuta në zjarr ndërkohë që i përzieni vazhdimisht. I servirni në një pjatë të ngrohta dhe nxitoni t’i shijoni! /revista shije/