Sot do t’ju tregojmë si të përgatisni një tonik me ujin e orizit. Keni dëgjuar për përfitimet e tij? Shumë gra tregojnë se bëhet fjalë për një locion natyral anti-plakje. Uji i orizit njihet edhe si një nga sekretet e mëdha të bukurisë së lëkurës së grave aziatike.
Le të njihemi më nga afër me cilësitë e tij:
Pastron lëkurën butësisht, largon papastëritë, pikat e zeza, lufton aknet dhe shkëlqimin e tepërt të fytyrës. Është hipoalergjik dhe ndihmon për të qetësuar irritimet.
Uji i orizit përmban edhe inozitol i cili stimulon rigjenerimin e qelizave dhe qarkullimin e gjakut.
Toniku me ujin e orizit ndihmon edhe për të eliminuar njollat e lëkurës të shkaktuara nga dielli dhe ndryshimet hormonale. Është i pasur me vitaminë B3 e cila ka një efekt zbardhues në lëkurë.
Është ideal edhe nëse keni probleme me skuqjen e lëkurës pasi qetëson irritimin dhe zbut lëkurën.
Si përgatitet?
-Për të përgatitur tonikun me ujë orizin ju duhen:
-Një tas i madh për të përzier orizin dhe ujin
-Gjysmë filxhani oriz biologjik
-Një gotë uji (mundësisht i distiluar)
-Një sitë ose kullonjëse makaronash
Çfarë duhet bërë?
Si fillim përzieni ujin me orizin në tas, mbylleni me kapak dhe lëreni të pushojë gjithë natën. Të nesërmen kullojeni.
Një tjetër mënyrë është të zieni orizin në ujë dhe pasi ta keni zier, të merrni të njëjtin rezultat.
Kjo përzierje mund të përdoret deri në një ose dy javë nëse e ruani në vendin e duhur.
Për të aplikuar tonikun, merrni pak pambuk, zhyteni tek toniku dhe aplikojeni në fytyrë e qafë. Do t’i ndjeni menjëherë rezultatet në lëkurë.