Më 5 mars, Erion Piciri shkruante se ishte pro djegies së mandateve, por sot ai ka marrë mandatin e deputetit në radhën e kandidatëve të listës së Partisë Demokratike.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Piciri përgëzonte të gjithë ata që dogjën mandate.
Postimi i plotë:
PRO DJEGIES SE MANDATEVE
Përgëzime të gjithë atyre që dogjen mandatet e deputetëve. Njeriu duhet të njohi kufizimet e veta. Veshtire te gjeje aty ndonje personazh qe sjell ere ndryshimi. Krahasojini me deputete a kongresmene te vendeve te tjera dhe do kuptoni nivelin e perfaqesimit. Mediokritete pa fund te imponuara si modele te elites politike kombetare. Deputeti kudo eshte personalitet, mendimtar dhe orator, ketu ka perfunduar ne dordolec i varur ne kremastarin e kryetareve. Mire eshte te ikin edhe shume te tjere nga ana e pushtetit. Parlamentit duhet t’i kthehet serioziteti dhe profesionalizmi i njerezve me vokacion politik.