Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përgjimet e zyrtarëve të Dimalit: Mos puno vetëm për shtetin, unë i mora 2000 €!

21:54 / February 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga skema korruptive që kishin ngritur zyrtarët në Bashkinë e Dimalit, Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali, Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës, Agim Cuni, Specialist te Emergjencat, dhe Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve, të katërt në pranga.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar të paguajnë shuma monetare në këmbim të ndërtimit pa lejë ose nxjerrjes së një leje provizore. Një fakt i tillë është regjistruar në përgjime, ku evidentohet se si Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve i ka marrë 2 mijë euro një qytetari.

Gjatë një bisede të përgjuar mes Arben Guraj dhe njërit prej personave të hetuar zhvillohet një komunikim i tillë:

”…unë i mora 2 mijë euro atij legenit që po ndërtonte, tani shkoi ti mbaro punë…”.

Ndërsa personi tjetër ia kthen se ishte i zënë për momentin dhe kishte punë. Nisur nga kjo situatë Arben Guraj, ia kthen se:

”…shiko mos u merr shumë vetëm me punën e shtetit. Punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë,… por shiko mbaro punët private…”.

Arben Guraj ndikonte që qytetarët të merrnin leje për restaurimin e objekteve të banimit dhe më pas në këto objekte kryhen ndërtime të paligjshme, kundrejt pagesave të ndryshme.

 Ndërkohë, siç raportohet në media, gjatë operacionit për arrestimin e personave dhe kontrollit të banesave, oficerët e policisë së Shtetit dhe BKH-së, kanë sekuestruar në banesën e Arjan Demirit, një shumë prej 25 mijë paund si dhe një armë gjahu.

2 mije euro dimalit Pergjimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.