Interi ka arritur të rikthehet në vendin e tretë në Serinë A italiane falë fitores që ka arritur të marrë në shtëpi ndaj Kievos me rezultatin e pastër 2-0. Megjithëse Interi ka arritur të dominojë Kievon gjatë gjithë ndeshjes, zikaltërit kanë marrë një fitore jo pak të vuajtur pasi mbrojtja dhe portieri i Kievos nuk janë dorëzuar lehtë.
Në fundin e pjesës së parë, Politano ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës duke i dhënë avantazhin Interit ndërkohë që nuk kanë munguar edhe rastet e tjera. Sakaq, në pjesën e dytë është përsëritur e njëjta histori dhe vetëm pak minuta para fundit, ka qenë Perisiç ai që ka shënuar golin e dytë. Kroati duket se ka një “inat” personal me Kievon pasi i ka shënuar golin e 7 personal dhe është skuadra së cilës i ka shënuar më shumë deri më tani.
Me këtë fitore, Interi ka hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, pasi javën e ardhshme ka një ndeshje të vështirë ndaj Napolit në transfertë. Atalanta e dy shqiptarëve, ka zbritur në vendin e katërt ndërkohë që në stol ndaj Interit, ishte talenti shqiptar Anxhelo Ndrecka.
