Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka reaguar pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, ndërsa e paralajmëroi me përjashtim nga grupi parlamentar.
Vokshi thekson se futja në rresht e çon PD-në drejt një vdekjeje të sigurt pa zhurmë.
Postimi i Albana Vokshit:
Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.
Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.