Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka shqetësuar fansat e tij duke zbuluar se sëmundja “Lyme”, nga e cila vuan, është përkeqësuar dhe mononukleoza e rëndë kronike ka prekur lëkurën, funksionin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm.
Për pasojë, ai ka anuluar dy koncerte në moment të fundit.
“Nuk mund ta besoj që po e them këtë, por sëmundja më është përkeqësuar dhe më duhet ta anuloj me urdhër të mjekëve”, ka shpjeguar këngëtari në rrjetet sociale.
Ai rrëfeu se ka kaluar dy vite goxha të vështira për të.
“Gjithçka do të shpjegoj në një serial dokumentar që do të vendos në YouTube. Do të mund të mësoni gjithçka që po luftoj dhe po kaloj. Kanë qenë dy vite të vështira, por po marr trajtimin e duhur që do të më ndihmojë në kurimin e kësaj sëmundjeje deri tani të pashërueshme. Ju dua, do të pushoj dhe më pas do të kthehem në formë më të mirë se më parë.”