Besimtarët Bektashi janë mbledhur ditën e sotme në Teqenë e Bllacës ku u përkujtua themelimi i saj.
Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, bëri të ditur se të pranishëm ishin edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Baba Mondi dhe shumë besimtarë të tjerë.
Alla tha se u përkujtua themelimi dhe roli i Teqesë në ruajtjen dhe ripërtërimin e vlerave shpirtërore të banorëve të zonës, e jo vetëm.