Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

“Perlë” e Jasir Asanit, Shqipëria shënon të dytin ndaj Lihteshtejnit

21:28 / June 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria luan miqësoren e parë në prag të Europianit të verës. Kuqezinjtë e Silvinjos, përballen me Lihteshtejnin, në stadiumin “Haladas” në Hungari.

Siç kishte paralajmëruar edhe në konferencën para ndeshjes, tekniku i Shqipërisë ka bërë ndryshime në formacion, duke startuar me lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion në klubet e tyre.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha; Balliu, Ismajli (Mihaj), Ajeti, Mitaj; Gjasula (Laçi), Asllani; Bajrami, Asani, Hoxha (Muçi), Broja.

Lihtenshtejni: Ospelt; Kindie, Goppel, Beck, Wolfinger, Meier; Luchinger, Buchel, Sele; Beck, Saglam.

Live Shqipëri-Lihtenshtejn

Broja 31′, Asani 47′

Ndeshja minutë pas minute:

57’- Tentativë e Asllanit nga jashtë zone, por gjuajtja nuk ka saktësinë e duhur, duke shkuar mbi traun e portës.

53’- Ndërhyrje e ashpër ndaj Kristjan Asllanit në mesfushë nga Sele, me futbollistin shqiptar që ndjen dhimbje. Mesfushori i Lihteshtejnit ndëshkohet me karton të verdhë.

52’- Jasir Asani provon një pasim të gjatë për Brojën nga mesfusha, por ndalet në momentin e fundit.

47’- Goooooool Shqipëria 2-0! Super Jasir Asani, me sulmuesin që di të shënojë vetëm supergola. Këtë herë, me të majtën, sulmuesi realizoi një perlë nga goditja e dënimit.

45’- Fillon pjesa e dytë, me tre zëvendësime. Laçi i merr vendin Gjasulës, Mihaj për Ismajlin dhe Muçi për Hoxhën.

45+2’- Mbyllet pjesa parë!

45’- Akordohen dy minuta shtesë!

44’- Bajrami rrëmben një top në mesfushë dhe e nis menjëherë për Brojën, që nuk ia del dot ta marrë në kontroll.

39’- Minuta të mira për Shqipërinë që mbyll kundërshtarin në mbrojtje, duke rrezikuar me Brojën dhe Asanin, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme.

38’- Broja shpërthen në krahun e djathtë dhe kroson në zonë, por topi i sulmuesit nuk shfrytëzohet si duhet.

35’- Ismajli merr një krosim të gjatë dhe me kokë hedh topin në zonë, aty ku Ajeti nuk e shfrytëzon si duhet, duke shkaktuar faull.

31’- Gooooool Shqipëria 1-0! Armando Broja, merr një top të bukur nga Nedim Bajrami që nis me shpejtësi një goditje dënimi dhe i vetëm me portierin nuk gabon, duke shënuar të parin, për të zhbllokuar sfidën.

28’- Mundësia më e mirë për shënim te Shqipëria. Hoxha dhe Asani kombinojnë bukur në zonë, por sulmuesi i djathtë nuk ia del të shënojë. Pritje e shkëlqyer e poritierit Ospelt.

26’- Kombinime të bukura në hyrje të zonës. Asani provon një pasim për Brojën, por ndalet në momentin e fundit.

25’- Asllani nis një korridor për Asanin, me pasimin që nuk është i saktë.

22’- Provon Nedim Bajrami nga goditja e dënimit, por topi përplaset në murin mbrojtës. Në të njëjtin aksion, tenton edhe Hoxha nga jashtë, por pret me lehtësi portieri.

20’ – Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, me Armando Brojën që fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës.

19’- Provon edhe Mitaj me një gjuajtje në hyrje të zonës, me topin që devijohet dhe pret pa probleme portieri Ospelt.

14’- Shqipëria i afrohet golit me Kristjan Asllanin. Mefushori merr një top të bukur nga Bajrami, gjuan fortë, por topi gjen rrjetën e jashtme.

11’- Aksion i rrjedhshëm dhe i shpejtë për kuqezinjtë, me Asanin që lëviz bukur nga e djathta dhe pasi kalon një nga kundërshtarët, hedh një krosim në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej sulmuesve.

7’- Mundësi e artë shënimi për Shqipërinë! Klaus Gjasula, shpërdoron një penallti në lëvizje, duke gjuajtur mbi traun e portës.

6’- Presing i lartë i Shqipërisë në minutat e para, por ende mungojnë rastet e rrezikshme.

4’- Ndërhyrje e ashpër e Meier ndaj Asllanit, arbitri këshillon lojtarin e Lihteshtejnit.

0′ – Starton sfida!

Jasir Asani lihteshtejni Shqiperi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.