Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgun e Trikallas, duke shënuar viktimën e dytë brenada një harku kohor prej 20 ditësh në këtë burg.
Sipas mediave greke, sot në mëngjes ka pasur një përleshje mes shqiptarëve dhe rusëve në burgun e sigurisë së lartë. “Viktima është identifikuar me kombësi shqiptare, dhe u sulmua me thikë nga dy të burgosur rus gjatë një përleshje jashtë klinikës së burgut”, shkruan Kathimerini.
Si pasojë e këtyre përleshjeve të përgjakshme një shqiptar u plagos rëndë por ndërroi jetë në spital. Bëhet fjalë për 29-vjeçar i cili është goditur me thikë në gjoks dhe këmbë. Ndërkohë që kanë nisur hetimet nga policia greke për këtë rast.