Këngëtarja e njohur Merita Halili ishte e ftuar në “Ftesë në 5” bashkë me të shoqin dhe vajzën e tyre të vogël, Rean, e cila po ndjek gjurmët e të ëmës.
Ajo ka trashëguar talentin për të kënduar muzikën popullore qytetare shqiptare, ndonëse ka vendosur që studimet t’i mbarojë për jazz.
Ky moment shkaktoi emocion te Meritën, teksa kujtoi kohët kur ishte vajzë e re dhe prindërit shkonin për ta parë kur këndonte.
“U emocionova sepse babai dhe nëna kur kanë ardhur në recitalin e parë, kam qenë 16 vjeç, më thoshte mami që babi kishte shumë emocione kur më shihte mua. Ndërkohë unë përjetoj Rean me atë sensin e kritikës, si do këndojë a është e intonuar. Por ardhja në Tiranë më kujton gjithnjë prindërit që nuk jetojnë më”, tha ajo mes lotësh.