Një aksident i rëndë është raportuar pranë fshatit Shen Vasil, në Sarandë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se fuoristrada e një agjencie turistike nga Saranda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Shoferi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 turistë të huaj. Viktimë është një i ri me inicialet R.B., nga Saranda.
Ndërkohë një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.