Një 62-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Lushnjës, pasi zetori që po punonte e ka zënë poshtë.
Sipas informacioneve të Policisë, 62-vjeçari me inicialet J.H, në fshatin Hysengjokaj të Lushnjës, po punonte tokën me zetor dhe ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar, e më pas mjeti i punës e ka zënë poshtë.
Ai u transportua në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ditën e sotme ai ka ndërruar jetë.