Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përmbytje të mundshme në disa pjesë të Kosovës

17:17 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1763827826xscreenshot 14 598
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale. Disa pjesë të Kosovës mund të përballen me përmbytje pasi parashikohen reshje të shiut të shtunën pasdite dhe të dielën, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se e ka ngritur alarmin në nivel të verdhë, i cili nënkupton se moti është “potencialisht i rrezikshëm”.

Derisa niveli i ujit në lumenj në gjithë vendin ka rënie tani për tani, pasi ato kishin dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në pjesë të vendit më herët gjatë javës, pritet të ketë sërish rritje të nivelit të ujit, thuhet në njoftim. Reshje të shiut parashikohet të ketë në pjesët, lindore, verilindore, qendrore dhe jugore të vendit.

Ato pritet të ndikojnë në ngritjen e niveleve në Lumin Morava e Binçës me degën kryesore Kriva Reka, të cilat mund të shkaktojnë vërshime. “Situata e tillë do të dominojë edhe në pjesë të tjera të vendit, sidomos pjesa veri-lindore (Pellgu i Llapit), qendrore (Sitnica) dhe jugore (Pellgu i Lepencit)”, thuhet në njoftim.

Ky paralajmërim vjen pasi në fillim të javës, kryeqyteti i vendit, Prishtina, e ndërpreu mësimin në të gjitha shkollat e qytetit të martën, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe rrezikut nga përmbytjet. Të hënën dhe të martën u raportua për vërshime të vogla në pjesë të vendit, të cilat nuk kanë shkaktuar viktima apo dëme të mëdha.

Kosove permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.