Ish kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka thumbur me një status në Facebook pasardhësin e tij, Dritan Leli, për përmbytjet në qytetin bregdetar.
Sipas Gjikës, “zanati mësohet qysh vitin e parë” pasi sipas tij, në të kundërt “do të mbetet çirak dhe do e mbajnë në punë për sevap”.
Statusi i plotë i Shpëtim Gjikës
Sot e mësova që, “struci”, vetëm këtu në Vlorë dhe jo gjetkë, e fshehka kokën dhe nxjerr bythën zbuluar, jo kur i kanoset rreziku nga kafsha grabitqare, por kur u mbytka në ujë !
Zanati thonë, o mësohet qysh vitin e parë, kur ke vullnet, pasion dhe dëshirë, ose në të kundërt, jo që nuk bëhesh dot usta, por për fat të keq, ngelesh çirak edhe po të mbajtën në punë për sevap edhe 4 vjet të tjera!