Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që po përjeton Libia, pas përmbytjeve masive, që kanë shkaktuar dhe viktima. Kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”,-shkruan Begaj.
Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, vendi është në shtetrrethim, njëkohësisht shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Kryeministri Abdulhamid Dbeiba, ka urdhëruar të gjitha agjencitë shtetërore që të menaxhojnë dëmet pas përmbytjeve, ndërsa Zyra e Kombeve të Bashkuara në vend njoftoi se e po ndjek situatën nga afër.