Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Përmbytjet në qarkun e Durrësit, situata drejt përmirësimit/ Mbi 1.400 ha tokë nën ujë, qindra banorë të strehuar

09:21 / January 13, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5be12aea 5ded 4f38 8153 8cff3512836c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit, ndërsa strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.

Në Bashkinë Durrës, gjatë ditës së sotme grupet e punës kanë vijuar evidentimin dhe plotësimin e akte-konstatimeve në banesat e përmbytura. Aktualisht, 340 banorë janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Brendshme si dhe në hotele, ndërsa rreth 200 persona janë rikthyer në banesat e tyre. Strukturat operacionale ndodhen në terren në koordinim të plotë me Shtabin e Emergjencave Civile. Sa i përket situatës hidrike, lumi Erzen ka vijuar rënien e nivelit të ujit dhe po monitorohet, ndërsa lumi Ishëm paraqitet në kuota normale.

Në Bashkinë Krujë, grupet e konstatimit kanë evidentuar 18 banesa të dëmtuara në zonat Dukagjin, Borizanë, Sukë, Vendas dhe Derven, ku në disa raste janë konstatuar vetëm dëme në bazën ushqimore për blegtorinë. Një grup tjetër ka inspektuar 30 banesa në fshatin Miliskaje, nga të cilat 7 kanë pësuar dëmtime. Sipas të dhënave, rreth 250 hektarë tokë janë mbuluar nga uji. Në Njësinë Administrative Cudhi vijon pastrimi i rrugës Nojë–Qafështamë me fadromë dhe hedhja e kripës. Autoritetet theksojnë se niveli i ujit është në rënie të vazhdueshme, ndërsa lumenjtë Gjolë dhe Zezë kanë arritur në kuota normale.

Ndërkohë, në Bashkinë Shijak, gjatë ditës së sotme janë plotësuar 43 akte-konstatime në banesa. Sipërfaqja e tokës bujqësore të përmbytur arrin rreth 600 hektarë. Strukturat e bashkisë vijojnë ndjekjen e situatës në zonat më problematike, kryesisht në lagjen Erzen dhe Njësinë Administrative Xhafzotaj. Edhe këtu, lumi Erzen ka rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit dhe mbahet nën monitorim.

Durrësit përmbytjet qarkun situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.