Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përmbytjet, qeveria planifikon 1 miliard lekë

15:54 / November 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763735044 evakuimetngapermbytjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po përballet me reshje, duke sjellë pasoja në përmbytje të tokave bujqësore, dëme ekonomike për familjet dhe humbje jetësh. Për t’i paraprirë përmbytjeve dhe rregulluar dëmet e evidentuara në lumenj, diga apo hidrovorë dhe marrë parasysh paralajmërimeve të Bankës Botërore se këtë vit vendi ynë rrezikohet edhe më shumë, qeveria parashikon për 2026 një fond afro 1 miliardë lekësh, më të madhin në 5-vjecarin e fundit. Fonde të cilat do të përfshijnë këtu riparim argjinature, rehabilitim lumenjsh, digash, hidrovoresh dhe kanalesh ujitës.

Konkretisht këto para do të shkojnë për infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytja kolektorin e Roskovecit, mbrojtjen e lumit të kalasë, Shushicës në Vranisht, lumit të Vjosës në Kashisht, lumit Mat në Skuraj, lumit Drin në Bahcallëk, lumit Buna në Darragjatë dhe Oblik të Shkodrës, ndërsa mbrojtje nga gërryerja dhe përmbytja e lumit Osum në Starovë. Ndërhyrjet në argjinaturë do të kryhen në lumin Seman , Shkumbin dhe kolektorin e Butrintit.

Vetëm për hidrovoret në 2026 fatura arrin në 159 milionë lekë. Me qëllim kryesor rikonstruktimin e 3 hidrovorëve në Durrës dhe një në Orikum dhe të tjerëve që do të kenë nevojë për ndërhyrje. Fond I cili deri në 2028 parashikohet në 700 milionë lekë. Kjo faturë për emergjencat civile deri në 2028 pritet të arrijë në 2.7 miliardë lekë.

GRAFIKA 1

FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2025

Infrastruktura e mbrojtjes nga përmbytja 451 mln lekë
Përmirësimi i hidrovoreve 206 mln lekë

GRAFIKA 2

FONDI PËR PËRMBYTJET NË 2026

2024 132 mln
2025 451 mln
2026 855 mln
2027 620 mln
2028 639 mln

GRAFIKA 3

RIKONSTRUKSIONET E HIDROVORËVE

2026-2028
700 mln lekë

permbytje Qeveria Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.