Ndërprerja e reshjeve ka sjellë një përmirësim të dukshëm të situatës së shkaktuar nga moti i keq në vendin tonë.
Autoritetet bëjnë të ditur se për rrjedhojë ka rënë ndjeshëm niveli i lumenjve në gjithë vendin, përfshi Vjosën, Semanin dhe Shkumbinin, të cilët janë kthyer në shtratin e tyre.
Gjithsesi problemet vazhdojnë në disa zona si ajo e Kune-Vainit në Lezhë apo në fushën e Maliqit, ku ka ende sipërfaqe të mëdha toke nën ujë.
Ndërkohë që në qarkun e Fierit autoritetet kanë nisur të bëjnë bilancin e përmbytjeve për të hartuar listat e kompensimeve të dëmeve të shkaktuara nga uji.
Gjatë natës së shkuar në zonat malore kanë vijuar reshjet e dëborës, të cilat kanë zbritur deri në lartësitë 1.500 metra mbi nivelin e detit.
Bora e parë për këtë sezon mbuloi edhe Malin e Dajtit në Tiranë.
