Policia italiane në provincën e Pistoia ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar i cili përndiqte vazhdimisht ish-gruan e vet.
Edhe pse disa herë gruaja kishte ndryshuar vendbanin, kjo nuk e pengoi aspak burrin që të vijonte ta bezdiste.
Marrëdhëniet mes të dyve u përkeqësuan që kur gruaja vendosi të ndërpresë lidhjen me burrin. Që nga ai moment, kishin filluar ofendimet dhe kërcënimet ndaj saj, duke shkuar çdo natë në shtëpi dhe vendin e punës si dhe duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.
Rasti më i rëndë ishte kur ai kishte hyrë në zyrën e gruas dhe kërcënoi një koleg të saj që kishte lajmëruar policinë. Ai është lënë në arrest shtëpiak.