Policia italiane ka vënë në pranga një 23 vjeçar shqiptar, pasi akuzohet nga e dashura e tij për dhunë dhe përndjekje. I riu e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit.
Por, ai ka shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe i ishte afruar ish-të dashurës së tij, e cila e kishte denoncuar disa herë në polici.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.