Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasen dy autobusë në Athinë, 47 të plagosur, mes tyre 17 fëmijë

13:20 / July 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 07 04 at 12 sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

47 të plagosur, tre në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur para pak mesditës në zonën e Voulës të kryeqytetit grek.

Dy autobusë urbanë në rrugën Konstandinos Karamanlis, pranë plazhit të Vulës janë përplasur në rrethana të panjohura. Mes 47 të plagosurve janë edhe 17 fëmijë.

Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.

Të rriturit janë dërguar në spitalin Asklipio të Vulës dhe Gennimatas, ndërsa fëmijët në spitalin pediatrik “Aglaia Kyriakou”.

Në vendngjarje kanë mbërritur 8 autoambulanca, 2 motoçikleta të Nëdrhyrjes së shpejtë dhe 3 njësi lëvizëse të emergjencës EKAV.

Sipas burimeve spitalore nga të plagosurit asnjë nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Aksidenti ka ndodhur kur një prej autobusëve që shkonte drejt Varkizës, u përplas me autobusin tjetër që shkonte drejt Saronidës, pra lëviznin në të njëjtin drejtim. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre u përplas me shpejtësi në pjesën e pasme të tjetrit.

Siç ka deklaruar kryebashkiaku i Vulës, Grigoris Konstantellos: “Mendoj se ishim me fat që nuk pati më shumë të plagosur. ”

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, ndërsa operacioni për largimin e mjeteve dhe pastrimin e rrugës është ende në zhvillim dhe qarkullimi është vështirësuar në zonën ku ndodhi përplasja.

Athine autobuse femije perplasje Plagosje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.