Një aksident rrugor me dëme materiale ka ndodhur në kryqëzimin e Gjadrit. Në këtë përplasje janë përfshirë dy mjete që morën goditje të fortë.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip Volkswagen ka qenë duke dalë nga rruga dytësore e Kodhelit për të ndërprerë superstradën me qëllim kalimin drejt Gjadrit, kur ka goditur një mjet tip Skoda, i cili po lëvizte në drejtim të Shkodrës. Si pasojë e përplasjes, mjeti Skoda përfundoi jashtë rruge, por fatmirësisht drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.
Policia Rrugore mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Nga verifikimet paraprake, është konfirmuar se asnjëri prej drejtuesve të mjeteve nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.