Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përplasen tragetet, Vlora në alarm. Veriu probleme me borën

15:25 / December 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shi policia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sërish vendi është përfshirë nga një mot i keq, ku në Durrës kanë ndodhur përplasje, në Vlorë është dhënë një alarm për përmbytje si në herën e shkuar. Nga ana tjetër edhe veriu ka probleme.

Durrës

Manovrat për t’u ankoruar në det me mot të trazuar shkaktuan përplasjen e dy trageteve në portin e Durrësit. Nga përplasja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale, ndërkohë që si pasojë e motit të keq një traget që nisej këtë mesditë nga Bari ka pezulluar lundrimin, ndërsa një tjetër do niset pa udhëtarë. Për anijet e tonazhit të ulët dhe ato të peshkimit lundrimi u pezullua që një natë më parë. Sipas Kapitenerisë së Portit Detar, era fryn nga juglindja dhe dallgëzimi në det të hapur arrin në 7 ballë, duke krijuar vështirësi në lundrim.

Vlorë

Në Vlorë nuk do lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si pasojë e detit me dallgë dhe erës së fortë. Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të mos parkojnë makinat në disa zona me risk të lartë, të cilat disa muaj më parë u përfshinë nga përmbytjet.

Situata në veriun e vendit

Keq është situata edhe në veri të vendit, ku problemet e para janë shfaqur në Kukës, në aksin Kukës Bushtricë. Raportohet se disa automjete kanë mbetur në rrugë si pasojë e borës. Drejtuesit ankohen për mungesën e borëpastrueses. Në Shkodër në lartësinë mbi 800 metër reshjet janë në formë dëbore. Në segmentin rrugor Qafe Mali- Fierze ka reshje dëbore me intensitet të ulet, por pa shkaktuar probleme për qarkullimin. Kurse në Lezhë raportohet për rreth 15 mm reshje shiu, por momentalisht nuk paraqiten probleme në rrjetin e kullimit. Funksionimi i rrjetit të kullimit dhe argjinaturat mbahen në monitorim.

Reshje bore në Dardhë, borëpastrueset në terren

Në Boboshticë-Dardhë, Zemblak Dogana Goricë kanë nisur reshjet e borës. Grupet e punës me mjetet borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat dimërore me prezencë bore.

bore moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.