Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përplasja e Metës me Yuri Kim, Bamir Topi nxjerr blof presidentin: Kur ata kanë për të shprehur diçka në publik…

22:24 / May 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në lidhje me sjelljen e presidentit Meta gjatë fushatës elektorale, ku tha se një kryetar shteti duhet të flasë me një fjalor të moderuar dhe se në atë pozicion është për të dhënë mesazhe për ruajtjen e qetësisë në situata të vështira.

Gjatë një emisioni televiziv, Topi u ndal edhe te marrëdhënia me SHBA, që i konsideroi aleatë të padiskutueshëm dhe të sinqertë të Shqipërisë dhe Popullit shqiptar. Ndërsa Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta ndaj ambasadores Yuri Kim, ish-kreu i shtetit, duke u nisur nga eksperienca e tij, tha se marrëdhëniet me ambasadorët e SHBA janë marrëdhënie me Amerikën. Sipas tij, SHBA nuk bën diplomaci dhe janë të drejtpërdrejtë sepse janë të vërtetë.

“Mund ta deklaroj solemnisht që unë aleat në 5 vite president nuk kam pasur shqiptarët, sepse kam qenë mes dy zjarreve, zjarri i mazhorancës politike dhe një lojë tinëzare të opozitës së Edi Ramës. Ishin këta që shkuan deri në atë përplasje që mban vulën e 21 janarit dhe nëse unë kam pasur aleatë të vërtetë që më janë gjetur në sekondë, janë SHBA. Janë aleatë të vërtetë. Unë në politikë kam kaluar situata të jashtëzakonshme. Këtu nuk është problemi individual, kur them kam pasur aleatë të fortë SHBA, i kam pasur si kryetar shteti dhe në mënyrë absolute aleatë të popullit shqiptarë. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Marrëdhëniet me ambasadorin janë marrëdhënie me SHBA. Nuk kanë nevojë amerikanët të bëjnë diplomaci, janë të drejtpërdrejtë sepse nuk kanë hile. Unë nuk besoj që ka marrëdhënie personale, të personalizuara me ambasadorët, nuk ka mesazhe personale kur ata kanë për të shprehur diçka në publik”, tha ai.

Bamir Topi bllof Meten nxjerr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.