Në nisje të seancës së sotme parlamentare, ka pasur përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës. Situata e agravuar ka sjellë edhe ndërprerjen e seancës plenare, ndërsa media është nxjerrë nga salla.
Deputetë të opozitës dhe mazhorancës kanë replikuar me njëri-tjetrin, duke mos lejuar të marrë fjalën asnjëri dhe duke bllokuar punimet e kësaj seance plenare.
Pjesë e seancës janë edhe 23 deputetët e përjashtuar, të cilët javën e kaluar bllokuan foltoren, hoqën mikrofonët dhe nuk lejuan ministrat që të ulen në vendet e tyre.