Pas përplasjes disa ditë më parë në “Petro Nini Luarasi’ për ekzekutimin e një vendimi gjykate, banorët dhe pronari i truallit kanë komunikuar dhe nëpërmjet medias.
Pronari i truallit, Aleksandër Gavoci tha në një lidhje telefonike në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24 se prona në fjalë daton që nga viti 1936. Ai shtoi se veprimtaria e tij në fushën e ndërtimit vijon prej 20 vitesh, por tregon se me familjen e Luan Llapaj ka patur një ofertë për t’i dhuruar hyrje, por kjo marrëveshje nuk është firmosur nga pala tjetër.
Pronari shtoi se fëmijët e familjeve që jetojnë aktualisht në ato shtëpi nuk do t’i lë në rrugë, por me një kusht, që t’i kërkojnë falje publike për dëmin dhe sorollatjet që i kanë shkaktuar, por edhe për fyerjet morale që i janë adresuar për emrin e gjyshit të tij.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Ishte një konflikt që e pamë të gjithë shqiptarët. Një ngjarje jo e mirë të thuash. Unë mendoj se ne duhet ta shikojmë edhe në këtë pikëpamje këtë ngjarje. Jo për një armiqësi.
Aleksandër Gavoci: Origjina e pronës është që 1936. Kjo pronë është kthyer në 1944, ndërsa në 1949 janë sekuestruar pronat e paluajtshme të Ali Rizait. Në vitin 1991, i gjithë ky dokumentacion është gjetur në arkivin e shtetit. Dy shtëpitë që ata pretendojnë sot, kanë qenë aty që në 1936. Unë jam një ndërtues që ndërtojë tash e 20 vite në Tiranë. Oferta ime ka qenë , ia kam bërë ofertën.
Unë kam përfunduar duke më sharë e përdhunuar. Janë tërhequr vetë ata. Janë 5-6 persona kanë qenë për të negociuar me këta. Kjo tokë është blerë. Kjo tokë është e imja. Unë do ia kisha falë edhe të tjerëve. Nuk kam nevojë për të ndërhyrë as bashkia. Përdhunimin që më kanë bërë nuk ia falë kurrë. Kanë lozur me eshtrat që nuk duhet. Prona është shumë e shenjtë. Nuk kanë pranu. E kam çuar një grup mbi 10 herë dhe iu kam thënë hajde të mbyllim marrëveshjen. Ta jap llafin kur të plotësohen ato që thashë unë,kur nga ana morale të plotësohen ato që them unë. Ato fëmijë nuk i lë në rrugë, por pasi të verifikohen të gjitha dhe të kërkojnë falje publike.