Në Argjentinë një tifoz ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje të Kupës Kombëtare. Në San Luis, gjatë Independiente Ridavivia-Velez Sarsfield, shpërtheu një përleshje e vërtetë mes tifozëve të Independiente, shumë prej tyre pa bileta.
Sipas dëshmitarëve të pranishëm, tifozi që humbi jetën në fillim refuzoi t’i nënshtrohej një kontrolli dhe më pas pati një atak në zemër, nga i cili nuk do të shpëtonte kurrë.
Nga përleshjet, raportohet se janë plagosur edhe 22 policë.