Pjesë e “Për’puthen” ditën e sotme ishin nënat e dy prej vajzave më të komentuara të këtij sezoni, Sindit dhe Melisës.
Melisa ra shumë në sy që në hyrje të programit me shfaqjen e saj tepër provokuese. Por çfarë ka për të thënë nëna e saj në lidhje me këtë dhe takimet që Melisa ka bërë me djemtë.
“ Kam qenë një votë “Po”, duke pasur besim te Melisa. Ka qenë një shtyrje, sepse Melisa I është futur botës së artit, dhe pjesë e botës së artit është ky emision.
Ardhja e Melisës nuk më befasoi, sepse është e vërtetë, nuk ka maskë.
E njoh mirë Melisën, kanë qenë të komentuara takimet e saj sepse Melisa ashtu si e ndjen ashtu i ka pasur . Takimi nuk ka pasur protokolle dhe standard, ashtu si e ka ndjera ka bërë. Vajzë lozonjar, por asnjë moment nuk ra pre e takimeve.
Mentaliteti është i joni, por jemi munduar të ecim me rimtin e kohës. Përderisa ja kemi dhënë votën “Pro” që të vijë në emision patjetër që do ketë të papritura”, thotë mamaja e Melisës.