Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përse Berisha u rikthye në origjinë, tek përjashtimi i armiqve?

21:02 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha3321 770x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sali Berisha më në fund doli në origjinë. Përpjekja e tij artificiale për të nxitur një debat për bashkimin me atë pjesë të Partisë Demokratike që nuk e pranon rikthimin e tij, mori fund dhe sot ai u kthye tek identiteti i tij politik ndaj kundërshtarëve, përjashtimi. 

Në gjithë historinë e tij politike 31 vjeçare, përjashtimi i kundërshtarëve ka qenë identiteti i tij. E ka nisur këtë me Neritan Cekën në Dhjetor 1991 dhe për fat të keq brenda PD kjo histori ka përfunduar me përjashtimin e tij më 9 Shtator 2021. 

Pas krizës së provokuar nga kjo ndarje, Sali Berisha tentoi të ndryshoj identitet duke krijuar një debat rreth “bashkimit” . Sapo debati filloi, gjuha e urrejtjes dhe identiteti politik I Berishës dominoi debatin, duke u kujtuar kundërshtareve, se çfarë i priste nëse nuk pranonin bashkimin me Berishën. 

Kjo nxiti dhe më shumë reagime nga pala tjetër të cilët kanë vendosur që bashkimin ta bëjnë pa Berishën duke mos lëvizur nga pozicioni i tyre kundrejt tij.

Mjaftoi kaq që sot Sali Berisha të shfaqej në identitet. Ai tha sot se nuk kërkojmë as paqe dhe as bashkim me Lulzim Bashën, por rikthim tek Kuvendi i 12 Dhjetorit, ku ai ka shkarkuar Lulzim Bashën nga kryetari i PD dhe gjithë anëtarët e kryesisë që nuk ju bindën atij.

Tani është dhe më e thjeshtë. Ai ka partinë e tij të pastër nga këta që kanë përjashtuar dhe PD ka partinë e saj të pastër nga ata që kanë përjashtuar. Nuk ka më debat politik për këtë çështje. Është thjesht debat juridik.

Sali Berisha është I pasigurt nga bashkimi me PD pasi i rrezikon ambicien  për të qenë në krye të saj. Ai pranon më mirë të rri jashtë me të vetët, se sa të rrezikoj brenda PD, pa qenë kryetar. Në fund të fundit, ajo parti nuk i duhet për të fituar, por për tu mbrojtur. Ndaj nuk ka rëndësi sa e madhe është, por sa e gatshme të vdes bashkë me të.

Dhe për tu ndjerë kryetar, është rikthyer tek një miting i 12 Dhjetorit, ku është ndjerë fitimtar pasi ka lexuar një listë me dënime për armiqtë e vet. Përjashtimi i armiqve, është e vetmja gjë që I shijon pas 30 vitesh në politik. Lëreni të kënaqet, se në këtë pik është i sinqertë!

baze Berisha origjine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.