Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Përse Berishës i duhet doemos koka e Bashës?

21:10 / September 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

I vetmi që e pret i shqetësuar Kuvendin e PD drejtuar nga Lulzim Basha, është Sali Berisha. As Basha vet nuk reflekton ndonjë shqetësim apo pritshmëri shumë të madhe. Gjysma e ekipit me të cilët u nda nga Berisha dy vjet më pare, tani po notojnë drejt Berishës.

Por kjo nuk e qetëson Sali Berishën. Atij nuk i bëjnë punë disa numra më shumë apo më pak. Atij i bën dëm qoftë dhe një numër i vetëm që të thotë jam në opozitë, por nuk jam me Sali Berishën. Kjo e dërmon psikologjikisht dhe i prish skemën, pasi qëllimi i tij është ta ketë fushën e opozitës të lirë dhe ta kontrollojë ai.

Kjo është e vetmja aryse përse ai është i shqetësuar nga Kuvendi i PD ditën e shtunë.

Ka 24 orë që bën diversione duke i dërguar ftesa për negociata grupit të Gazmend Bardhit dhe duke përjashtuar nga negociatat dy drejtuesit kryesor të PD zyrtare, Bashën dhe Alibeajn.

Por siç e thashë, Berishës nuk i bën punë as Bardhi, as Tabaku, as gjithë grupi i shkëputur nga Basha, nëse shkojnë atje.

Berishës i bën punë vetëm shkrija e PD dhe marrja e plotë e kontrollit të opozitës prej tij, me qëllim që të lërë të pa përfaqësuar grupin anti Berishë në opozite.

Ndaj në këtë pikë, kjo është dhe vlera e vetme e Kuvendit të PD së Lulzim Bashës.

Nuk është çështje numrash apo klanesh. Nuk është çështje fryme opozitare. Mbi të gjitha është çështje parimore, pasi Kuvendi përfaqëson një nga arsyet themelore pse është përçarë opozita. Është përçarë për shkak të Sali Berishës dhe do ekzistojë gjithnjë një opozitë që nuk është me Sali Berishën.

Bardhi, Tabaku apo të tjerë mund të krijojnë po ashtu partitë e tyre dhe më vonë të negociojnë bashkim të opozitës me partitë e tjera opozitare jo të Berishës. Por shkuarja drejt Berishës është thjeshtë një akt kamikaz.

Por nëse duan të shkojnë, i kanë shumë të lehta negociatat me Berishën. Ata mund t’i premtojnë atij madje dhe Lulzim Bashën, me kusht që të ikë Berisha dhe të vendoset dikush tjetër. Po qe se pranon këtë kusht s’ka nevojë për negociata. Madje as për Kuvend të PD këtë fundjavë.

baze berishes koka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.