Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Përse konsumimi i alkolit në lartësi dëmton zemrën?

18:17 / June 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alkooli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alkooli dhe lartësia nuk ”shkojnë” mirë: sipas një studimi i cili zbuloi se ata që konsumojnë pije alkoolike gjatë një fluturimi të gjatë do të rrezikojnë më shumë të vuajnë nga problemet e zemrës për shkak të uljes së oksigjenit në gjak dhe rritjes të rrahjeve të zemrës.

Presioni atmosferik bie në mënyrë eksponenciale me rritjen e lartësisë, duke shkaktuar normalisht një rënie të oksigjenimit të gjakut deri në 90% (në nivele normale është midis 95% dhe 100%). Kur biem nën këtë prag, flasim për hipoksi hipobarike, një gjendje që normalisht zhvillohet mbi 2 500 metra mbi nivelin e detit.

Alkooli relakson muret e enëve të gjakut, duke rritur rrahjet e zemrës gjatë gjumi, një efekt i ngjashëm me atë të hipoksisë hipobarike. Për këtë arsye, studiuesit donin të hetonin më tej se çfarë efektesh mund të kishte alkooli në kombinim me presionin e kabinës në lartësinë e lundrimit.

Autorët përfshinë 48 persona midis 18 dhe 40 vjeç dhe i ndanë në dy grupe të ndryshme: njëri u caktua në një laborator gjumi në kushte normale mjedisore (presion në nivelin e detit) dhe tjetri në një dhomë që simulonte presionin e kabinës në lartësi të madhe. (2438 metra).

Secili prej këtyre dy grupeve u nda më tej: 12 persona flinin katër orë pa pirë alkool, ndërsa 12 të tjerët flinin katër orë pasi kishin pirë alkool (ekuivalentin e dy kanaçeve birrë ose dy gotave verë).

Rezultatet treguan se ata që kishin pirë dhe ishin në dhomën që simulonte presionin e kabinës së një aeroplani në fluturim, kishin një rënie të oksigjenimit të gjakut deri në 85% dhe një rritje të rrahjeve të zemrës deri në një mesatare prej 88 rrahjesh në minutë gjatë gjumit, ndësa oksigjenimi i gjakut i atyre që kishin pirë të njëjtën sasi alkooli, por ishin në nivelin e detit, kishte rënë në 88%, dhe rrahjet e zemrës ishin 73 në minutë. 

alkooli konsumimi lartesi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.