Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Përse ndodhin aksidente? Shikoni se çfarë ndodh në pikën e kolaudimit në Shqipëri

21:29 / January 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
screenshot 17 1547496715 6709383
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiks Fare solli skandalin e radhës, atë të një tjetër rasti ryshfeti. Mjaftojnë 3000 lekë të marrësh kolaudimin pa e vrarë mendjen nëse është apo jo në parametrat e duhura mjeti.

Kjo është e vetmja mënyrë sesi e kalojnë automjetet në pikën e kontrollit teknik në Qendrën e Kontrollit Teknik të automjeteve në Korçë.

Ka qenë pikërisht denoncimi i drejtuesve të automjeteve që ka bërë që gazetarët e Fiks Fare të nisnin investigimin në Korçë. Fillimisht gazetarët u kontaktuan nga denoncuesi Bashkim Myftaraj, i cili tregon se më datën 14 dhjetor 2018, kishte dërguar në pikën e Kontrollit të kolaudimit të mjeteve në Korçë, mjetin e tij, për kolaudim.

“Me të paguar taksat, kam futur makinën në pikën e kontrollit të mjeteve për kolaudim. Pas kontrollit sipas inspektorit të kësaj pike, mjeti im nuk kaloi, pasi kishte një defekt në tamburen e krahut të majtë të gomës së pasme” tregon Bashkimi. Më këtë përgjigje ai i është drejtuar një servisi ku kishte riparuar dhe kontrolluar mjetin para se ta çonte në kolaudim. “Mekaniku i cili më riparoi makinën e hapi sërish tamburin e makinës dhe e pa, pa riparuar asgjë në të, pasi sipas tij nuk kishte se çfarë t’i riparonte” tregoi qytetari per Fiks fare.

Ai gjithashtu u pohon gazetarëve të Fiks Fare se nga biseda të shumta që kishte bërë me të tjerë drejtues mjetesh, kishte mësuar se e vetmja mënyrë për të marrë kolaudimin ishte ryshfeti prej 3000 lekësh.

Ato duhet t’i linte në kroskotin e makinës së bashku me dokumentacionin e makinës. Dhe ditën që Bashkim Myrtaj u paraqit për t’u rifutur në kolaudim, para se mjetin ta merrte kontrollori, ai vendosi në tavllën e makinës 3 000 lekë.

Kontrollori që fut makinën për kontroll teknik është po i njëjti person që e kishte ngelur herën e parë.

Ai me të hyrë në mjet, ka marrë letrat dhe së bashku me to edhe 3000 lekët. Pas kësaj kontrollori i pikës së kolaudimit ka marrë dokumentacionin e mjetit dhe taksat e i ka dërguar tek zyra e tij duke e nënshkruar pastaj se ky mjet kalon kontrollin teknik./tch

Fiks Fare koalidim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.