Fatos Lubonja që prej fillimeve të veta, e ka parë veten si ideologu më i madh politik i së majtës në Shqipëri.
Për këtë arsye, ai është pyetur sot nga gazetarja e News 24, se përse nuk i hyn politikës.
Por Lubonja ka habitur me përgjigjien e vet, duke thënë se nuk mund të bëjë edhe intelektualin, edhe politikanin.
“Unë nuk është se nuk jam përfshirë në politikë.
Në ’97 kam qenë në krye të një lëvizjeje.
Nuk është kollaj të bësh dhe politikanin, dhe intelektualin.
Politikani kërkon votën, ndërsa intelektuali duhet të kërkojë të vërtetën.
Politikani për të marrë votat i duhet të bëjë koalicion dhe me gjëra që nuk ndan vizionin. janë dy punë të ndryshme që nuk mund t’i bëjë dot një njeri.
Aq më tepër kur zhgënjehesh nga ky lloj politikani.
Megjithatë secili duhet të bëjë mirë punën e tij them unë”, deklaroi Lubonja.