Momente tensioni u regjistruan në Korçë në miqësoren mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që startoi në orën 19:00.
Protagonistë u bënë dy futbollistët Nikaj dhe Trashi, të cilët u ndëshkuan me kartonë të kuq nga gjyqtari Jorgji për shkak të përplasjes në fushë.
Futbollisti gramshiot i Flamurtarit, goditi me top një fëmijë që i ktheu topin për ta rivënë në lojë pas një rivënie anësore. Në këtë moment kanë nisur edhe përplasjet në fushë. Nuk munguan as kontestimet e tifozëve, karshi Trashit, teksa ndeshja u ndërpre për disa minuta.