Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Personat e pagjetur në Spaç, zyrtarja e Autoritetet të Dosjeve zbulon si qëndron e vërteta mbi fatin e të burgosurve

22:36 / June 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gentiana sula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Genta Sula, drejtuese e Autoritetit të Dosjeve, e ftuar në A2 CNN, ka folur në lidhje me nismën më të fundit të marrë nga ky institucion sa i përket vendvarrimeve të të burgosurve të Spaçit, në kuadër të procesit të gjetjes së të zhdukurve e të ekzekutuarve në burgjet e komunizmit, e jo vetëm.

Pati një nismë së fundmi nga ana juaj mbi vendvarrimet e të burgosurve të Spaçit. A mund të na detajoni konkretisht, a kemi hyrë ne në mënyrë konkrete në gjetjen e të zhdukurve, të ekzekutuarve në burgjet e komunizmit me këtë nismë?

Çështja e të pagjeturve ishte diçka me të cilën ne u përballëm me krijimin e institucionit. Familjet filluan të vinin të na trokasin në derë, sepse ishin lënë vetëm nga institucionet. Ajo që ne kishim përpara ishin fatet e familjarëve, që kërkonin të gjenin të afërmit e tyre.

Duket sikur nuk ka dokumente, por nga tjetër, në disa raste, ne kemi gjetur dokumentacion të rëndësishëm që qartëson fatin e të dënuarve. Jo vetëm kaq, por institucioni është në gjendje që të garantojë edhe konfidencialitetin e personave që japin informacion.

Me rastin e përvjetori të revoltës së Spaçit, duke mbledhur dëshmitë e personave, ku u morën dëshmitë e 50 ish-të dënuarve dhe familjarëve, që po kërkonin të pagjeturit e asaj zone, filloi të dukej qartë konvergimi i të dhënave që ato po jepnin.

Dokumentacioni i mbledhur filloi të na tregonte qartë që të paktën në katër vendvarrime dyshimet janë shumë pranë se mund që aty mund të ketë vërtet mbetje mortore të personave. Dhe jemi më afër se kurrë, sepse kemi mjete.

Dhe kemi marrë vendimin që për këto 44 persona dhe për këto katër vendvarrime, këtë muaj është afati fillestar, dhe mendoj që kjo do na tregojë edhe sfidat, që natyrisht do t’i bëjmë të ditura te institucionet përkatëse.

Sa i përket shifrave zyrtare, ne nuk i kemi kalkuluar, por i kemi të referuara nga institucionet e specializuara, janë rreth 4800 të dënuar me vdekje. Natyrisht që nuk është shifër e vogël. Bëhet fjalë për një shifër që nuk është se janë njerëz të thjeshtë, por janë elita e kombit.

Shifra e dytë lidhet me të vdekurit në burgje dhe në dhomat e hetuesisë, që është rreth 900. Pastaj është edhe pjesa tjetër e vrasjeve në kufi, ku edhe aty shkon në mbi 900 persona.

Ka edhe individë të caktuar pastaj që janë zhdukur një ditë të bukur, e që për këto ka edhe legjenda urbane, që sigurimi i ka marrë, i ka rekrutuar, i ka përdorur për shërbime etj, për të cilët familjarët edhe sot janë në pritje.

Ne më shumë bazohemi te numri i familjeve që vjen e raporton. Pa familjarët, identifikimi mbetet i pamundur, mund të rrijë pezull. Mund të gjenden eshtrat, natyrisht që do të varrosen, por duhet që familjarët të kenë lënë edhe ADN-në e vet.  

burgosurit Genta Sula spac
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.