Pas akuzave të Partisë Demokratike për infektime në personelin shëndetësor ka reaguar edhe spitali i Vlorës. Me një postim në rrjetet sociale thuhet se personeli është infektuar jashtë spitalit, duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë.
“Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe”, thuhet mes të tjerash.
Spitali i Vlorës thekson se në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh “ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me cdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim.
-Janë qindra vizita mjekësore që kryhen cdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur që i japin qytetit vlerën e profesionistëve!
-Janë jetë të shpëtuara cdo ditë nga puna e tyre, janë ato ekipe që sfiduan panikun edhe për muaj të tërë mohuan familjet e tyre duke ju përkushtuar profesionit më fisnik në botë“.