Zbardhen detaje në lidhje me arrestimet e kryera me urdhër të SPAK, sa i takon koncesionit të sterilizimit. SPAK ka lëshuar 8 urdhra, me masa të ndryshme, dy me masën “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapajn. Ndërkohë për dy zyrtarë të tjerë u caktua masa “arrest shtëpie” si dhe për 4 të tjerë u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Rrapaj kishte fituar një koncesion 10-vjeçar, në kohën kur ministria e Shëndetësisë drejtohej nga miku i tij, Ilir Beqja. Po ashtu ish-zëvendëskryeministri Rjepaj ka qenë kryetar i këtij komisioni të dhënies së koncesionit, që dyshohet se janë shkelur procedurat.
Prej 3 vitesh kjo çështje është nën hetim nga SPAK-u, ku është marrë në pyetje disa herë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi