Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përzgjidhen dy velinat e reja, kush janë bukuroshet e “Fiks Fare” (FOTO)

18:42 / July 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f1fc30f7496c e1596042232820
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jora dhe Regisa janë dy velinat e reja të “Fiks Fare”.  Duke filluar nga java e parë e muajit shtator, dy bukuroshet do të shoqërojnë në studion e emisionit investigativ Dorin dhe Devin. Pas disa javësh audicione, ku morën pjesë qindra vajza nga e gjithë Shqipëria, juria vendosi të përzgjedhë dy shtojcavallet. 

Jora Hodo, ka mbaruar shkollën e baletit në Universitetin e Arteve. Për tri vite me radhë, ka qenë pjesë e trupës së baletit të një televizioni kombëtar. Jora do të kthehet sërish në ekranin e Top Channel, pasi më parë ka qenë për 18 muaj pjesë e trupës së baletit të këtij televizioni. Gjithashtu, ka qenë edhe pjesë e trupës së baletit të Teatrit dhe Operas dhe Baletit për më shumë se 1 vit. Më pas është larguar nga Shqipëria për t’u bërë pjesë e një kompanie në Johanesburg, Afrikë e Jugut, te zhanrit “musical”.

Në këtë kompani, ka bërë një tur prej dy vitesh në Amerikën Latine, Europën Perëndimore, Karaibet Amerikane, etj. Gjithashtu ka performuar në teatro të ndryshme si dhe në kroçerat prestigjioze në SHBA. Disa muaj më parë u rikthye në Shqipëri dhe konkurroi për velinë në Fiks Fare, ku dhe u përzgjodh. 

Jora do të ketë partnere Regisa Koxhajn, brune 19 vjeçare me origjinë nga Berati, me banim në Tiranë. Regisa studion për Administrim Biznesi në Universitetin New York në kryeqytet. Që në moshën 8-vjeçare është marrë me balet klasik, valle popullore si dhe kërcim modern. Për tri vite me radhë, Regisa ka studiuar në shkollën Koreografike Kombëtare, ku më pas është shkëputur dhe e ka ndjekur kërcimin vetëm si pasion. Nga mosha 14 deri në 17 vjecc, është marrë me sport, kryesisht me atletikë, ku ka dalë tre herë kampione kombëtare e moshave. Gjatë këtyre viteve ka pasur eksperienca në televizione të ndryshme si balerinë, ndërkohë tashmë kërcimin do e shohë përtej pasionit, si profesion. 

Jora dhe Regisa do të pasojnë Dajanën dhe Altean, të cilave stafi i Fiks Fare i uron të ndjekim gjurmët e velinave të tjera, që pas shfaqjeve në Fiks Fare moderuan programe të ndryshme në televizione, si dhe sfiluan në pasarelat e modës në Europë dhe SHBA. 

Fiks Fare ka qenë një portë për vajzat e reja në televizion dhe modeling. Xhemi Shehu, Luana Vjollca, Viola Spiro, Bora Zemani dhe vajza të tjera, vazhduan karrierën si moderatore në televizione. Madje, edhe velina e parë e Fiks Fare, Aida Bajraktari pati një karrierë si prezantuese. Dorisa Kacorri, Gea Braha, Anisa Mukaj, Briseida Mehmeti, Artea Bebri, etj, vijuan karrierën si modele, ku disa sfiluan edhe në pasarelat më të famshme në botë.


  • 640 0 5f1fc30e865a1
  • 640 0 5f1fc30e5799d
  • 640 0 5f1fc30eab4c7
  • 640 0 5f1fc30ed51cf
  • 640 0 5f1fc30f2a2f3
  • 640 0 5f1fc30f4c0d8

bora zemani Luana Vjollca Viola Spiro Xhemi Shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.