Pesë ditë para zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, një grup prej 7 deputetësh demokratë kanë ndërmarrë një nismë dhe ja kanë dorëzuar kryetarit të grupit të PD, Gazment Bardhi, ku i kërkojnë të ndërmarrë hapat ligjorë sipas statutit të partisë.
Deputeti Lefter Gështenja u shpreh se nuk mund të ketë një proces të njëanshëm, pasi kjo e dëmton Partinë Demokratike.
Ai u shpreh se Partisë Demokratike i duhet një frymë e re dhe nuk mund të jetë pronë e një personi.