Java e fundit ka qenë shumë vendimtare për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët për 5 ditë me radhë kanë zhvilluar negociata, të cilat janë udhëhequr nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Nga e diela e 31 majit deri sot në 5 qershor, palët kanë zhvilluar shumë negiociatat dhe lëshime nga qëndrimet e tyre dhe sot kanë arritur që të firmosin një draft në anglisht që duket se është hartuar nga ambasa e SHBA në Tiranë.
E diel 31 maj: Palët u ulën në tryezën e Këshillit Politik, por pas shumë orësh diskutimes në mbrëmje vonë u tha se nuk ishte arritur marrëveshja. PD e kundërshtoi me argumentin që komisionet do të mbushen me punonjës të administratës që do të detyrohen të aplikojnë. PS këmbënguli me pretendimin se depolitizimi është kërkesë e OSBE/ODIHR dhe komisionet duhet të përbëheshin nga 5 anëtarë të zgjedhur me short nga KQZ, në bazë të aplikimeve të lira të qytetarëve. Dhe u vu kusht identifikimin biometrik në 100 përqind të qendrave të votimit, po pati refuzim nga maxhoranca
E hënë 1 Qershor: Ambasadorët takuan Bashën dhe i kërkuan që të pranonte depolitizimin e administratës zgjedhore dhe do merrte identifikim biometrik 100 përqind. Basha nuk pranoi dhe filloi puna për gjetur një formulë alternative nga ajo që kishte propozuar PS.
E martë 2 Qershor: PD ofroi mundësinë e gjetjes së një formule të re për zgjedhjen e komisionerëve, PS e refuzoi duke vënë si kusht të panegociueshëm depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Opozita kërkoi identifikimin biometrik. Qeveria pranoi dhe mori përsipër të vendos në dispozicion fondet e nevojshme në kohë për realizimin e identifikimit biometrik.
E mërkurë 3 Qershor: PD pranoi depolitizimin e komisioneve, duke kërkuar që 3 komisionerë të jenë të depolitizuar, por 4 të tjerët të kishin 2 mazhoranca dhe 2 opozita. Ambasadorët ofruan si zgjidhje të mesme, që përjashtimi për 3 komisionerët e depolitizuar të jetë vetëm për ata që janë punësuar në vitin e fundit përpara datës së zgjedhjeve.
E enjte 4 Qershor: Në këtë çështje u fut dhe Komisioni Europian dhe kërkuan vetëm konsensus, por edhe ruatjen e garancive për opozitën në zgjedhje.Rama në Kuvend e konsideroi historike dhe të paprecedentë përfshirjen e Bashkimit Europian në këtë proces. Ndërkohë ambasadorët i ofruan PD dy zgjidhje të reja si formula të mundshme kompromisi, të përgatitura nga Delegacioni i BE-së në Tiranë,
E premte 5 Qershor: PD njoftoi ambasadorët se kishin pranuan propozimin e ri të Delegacionit të BE-së. Më tej ndërkombëtarët njoftuan se PS e refuzon këtë opsion të pranuar nga PD dhe maxhoranca kishte një propozim të ri që të qëndronin me administratës aktuale zgjedhore. Basha mblodhi aleatët dhe anëtarët e opozitës në Këshillin Politik.
E para që pranoi këtë propozimin për të mbajtur administriatën zgjedhore siç është tanu dhe më pas erdhi sinjali pozitiv nga PS. OSBE kërkoi takim të Këshillit Politik. Maxhoranca dhe opozita pranuan takimin dhe në orën 19:30 u nënshkrua marrëveshja.