Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pesë grushte shteti në pak muaj

21:14 / February 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afrika1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbledhur për të zhvilluar punimet këtë fundjavë Unioni Afrikan, ndërsa ka theksuar se ka një rritje të grushteve të shtetit në pak muaj në kontinent. Së fundmi ka qenë Sudani, Mali, Cadi dhe Burkina Faso dhe Guinea Bisau që kanë pësuar nga një puç ushtarak.

Vetëm në pak muaj kanë ndodhur pesë grushte shteti në vende të ndryshme në kontinentin afrikan. Në Kongresin Afrikan, udhëheqësit pjesëmarrës janë shprehur shumë të shqetësuar me rënien drastike të demokracisë në kontinent, ku pushteti nuk po tranferohet më me votë.

Dy nga vendet ku ushtria ka marrë pushtetin së fundmi – në Burkina Faso dhe Mali – ka luftë të ashpër gjithashtu edhe kundër organizatave terroriste.

Jo më larg, por një javë më parë pati një tentativë për grusht shteti në Guinea-Bissau. Për këtë rast presidenti fajësoi bandat e trafikut të drogës.

Edhe në Mali ka pasur një grusht shteti, teksa kjo mënyrë e marrjes së pushtetit me dhunë, pa votë, ka sjellë edhe këtë varg grushtesh shteti në kontinentin afrikan.

Një rast tjetër është edhe marrja e pushtetit me dhunë, me puç ushtarak në Sudan, në tetor të vitit 2021.

Deri më tani me dhjetëra persona demonstrues kanë mbetur të vrarë, pasi kanë dalë në protesta kundër këtij akti, duke kërkuar rivendosjen e sundimit civil, jo atij ushtarak. 

Pas puçeve ushtarake, Burkina Faso, Guinea, Mali dhe Sudani janë pezulluar të gjitha nga Unioni Afrikan, teksa ka pasur akuza për standarde të dyfishta.

Sipas disa analistëve Cadi nuk është pezulluar nga Unioni edhe pse ushtria ndërhyri kur Presidenti Idriss Deby u vra gjatë një beteje me rebelët prillin e kaluar. Djali i tij, Mahamat, u emërua si udhëheqësi i ri i vendit nga një këshill ushtarak.

Nuk është parë një sasi kaq e lartë grushtesh shteti që nga koha kur shumë vende afrikane morën pavarësinë në vitet ’60 dhe ‘70.

Në samitin që po zhvillohet në Addis Abeba të Etiopisë zyrtarët afrikanë e kanë vënë theksin te luftërat civile në kontinent, krizat e forta financiare dhe emigracionin masiv.

grushte pese shteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.