Eni Koçi zbuloi para pak muajsh se e ka kishte kaluar Covid-19 pa shqetësime serioze.
U bë shkak infektimi i partnerit të saj, Genc Prelvukaj, që më pas Eni të zbulonte edhe rezultatet e testit të saj.
“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para tre muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithëve që po e kaloni ndërkohë”, shkroi këngëtarja përkrah fotos së një testi.
Mirëpo duket se problemet më të mëdha ajo po i kalon pas infektimit.
Këngëtarja ka treguar sot se pavarësisht se kanë kaluar pesë muaj nga koha kur ka rënë në kontakt me Covid-19, ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.
Ajo është shprehur se vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam pesë muaj që pres të më kthehet dhe asgjë.
E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka treguar këngëtarja ndjekësit e saj.
Më pas secili prej tyre ka ndarë eksperiencën personale me Enin dhe kanë treguar se ju është kthyer shija e nuhatja pas shumë muajsh.
Ndërkohë ajo ka thënë se vetë i ka dalë testi negativ në fillim, ndërkohë që nuk kishte shije, më vonë i kishte dalë që e kishte kaluar.