Ndeshja e futbollit Korabi-Tomori nuk do të luhet nesër në qytetin e Peshkopisë.
Klubi dibran i futbollit njoftoi se për shkak të kushteve atmosferike, temperaturave të ulëta, dëborës së dendur dhe trashësisë së saj në fushën e futbollit kjo ndeshje e Kategorisë së Parë do të luhet një ditë tjetër, sapo moti të përmirësohet.
Sakaq tifozët dibranë janë shprehur kritik në lidhje me këtë vendim, duke argumentuar se në këtë fushë janë luajtur ndeshje futbollit edhe kur trashësia e dëborës ka qenë më e madhe.