Peshon 310 kg konsiderohet si guri më i madh i çmuar në botë.
Lajmi është njoftuar nga një kompani gurësh të çmuar në Sri Lanka.
Autoriteti Kombëtar i gurëve të çmuar dhe bizhuterive të Sri Lankës thotë se ka bërë një seri testesh gjeologjike në pesë mostra të marra nga ky gur. Ai u gjet në një gropë gurësh të çmuar rreth tre muaj më parë.
Guri i çmuar u ekspozua në shtëpinë e një prej pronarëve të gropave të gurëve të çmuar në Horana. Ndërsa një grup murgjish budistë kënduan bekime për gurin e çmuar përpara se të zbulohej. Guri u gjet në zonën e pasur me gurë të çmuar Ratnapura, ku banorët vendas kishin gjetur më parë grupin më të madh të safirit në botë aksidentalisht në një oborr shtëpie.