Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar mbi proçesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Vasili shkruan se mënyra se si po zhvillohet proçesi tregon se çfarë niveli do të jetë zgjedhja e kreut të ri të shtetit. Sipas tij, deputetët që do të votojnë presidentin e ri janë një tufë e atillë që i tall Rama dhe Balla.
Presidenti i Ramës….edhe i Ballës🤣
Hajde ç’vete hajde!
Se kush do të jetë Presidenti e di vetëm Rama dhe Balla.
Merre me mënd se ç’palo zgjedhje do të jetë, per të vënë kujën.
Se mos harroni edhe karagjozët e rilindjes që mbushnin zarfat me kantidatë.
Një tufë me deputetë të mbaruar, që i tall për qejf Rama dhe Balla.
Ku u katandis Shqipëria, që ka mbetur në dorë të këtyre sharlatanëve.