Në Kuvend mbizotëroi një fjalor fyes që në fakt nuk është i pazakontë për deputetët, por përtej çdo parimi apo kodi sjellje.
Por kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, vazhdon edhe jashtë Parlamentit me fjalorin e rrugëve. Në një postin në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kryeministri Edi Rama.
Vasili e ka quajtur atë përdhunues dhe matuf. Ai i bëri këto akuza pas reagimit të Ramës që ia hodhi fajin opozitës për videon e publikuar prej tij. “Kryeminister perdhunues dhe matuf qe leh matuflleqe!! Ky ha vetem kalbesira,rri me kalbesira dhe nxjerr kalbesira nga goja!!”,-shkruan Vasili