Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pika e dobët e shqiptarëve? “Vdesin” të punojnë në shtet

09:30 / April 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
administrate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Puna në shtet mbetet e preferuara e shqiptarëve. Vit pas viti kërkesat mesatare për një pozicion vakant kanë pësuar rritje duke kulmuar në vitin 2018 me 22 të tilla për një vend vakant të shpallur nga institucionet. Departamenti i Administratës Publike raporton se kjo është mesatarja më e lartë e 18 viteve të fundit.

“Numri mesatar i kandidatëve për një pozicion për vitin 2018 llogaritet të jetë 22. Siç mund të vihet re nga grafiku i mëposhtëm, numri mesatar i aplikantëve për pozicion ka pësuar rritje në krahasim me vitet e mëparshme, gjë që tregon për një interesim në rritje për t’u bërë pjesë e shërbimit civil” thuhet në raport.

I njëjti nënvizon se gjatë vitit të shkuar në vlerë absolute, numri total i aplikimeve për të gjitha pozicionet e shpallura për vitin është 27067, nga të cilët rezulton se 13658 aplikantë i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në shpallje.

DAP ka nxjerrë edhe disa të dhëna lidhur me aplikantët duke nisur nga mosha mestare, interesi më i madh sipas gjinisë.

Kështu numri i aplikantëve unik llogaritet të jetë 5973, nga të cilët 57.6% femra, dhe 42.4% meshkuj. Mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për pranimin në shërbimin civil është 31 vjeç. Mosha mesatare e aplikantëve për ngritje në detyrë është 38 vjeç.

Në 2018 më shumë vende bosh prej dorëheqjeve dhe pezullimeve

Departamenti i Administratës Publike bëri me dije se numri i pozicioneve të shpallura në vitin 2018 ishte më i madh se ai i pozicioneve të planifikuara. “Ky fakt është rrjedhojë e krijimit të vendeve vakante përgjatë vitit, për shkak të dorëheqjeve, mobilitetit brenda shërbimit civil (lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë të nëpunësve civilë), pezullimeve të paplanifikuara të nëpunësve civilë, etj.

Në funksion të rritjes së numrit të vendeve vakante të plotësuara, si dhe në zbatim të legjislacionit të nëpunësit civil, DAP-i, edhe gjatë vitit 2018, implementoi metodën e shpalljes së pozicioneve të kategorisë ekzekutive sipas grupimit të tyre mbi bazë qarku. Qëllimi i aplikimit të kësaj metode të shpalljes së vendeve vakante ishte orientimi i aplikantëve për të aplikuar në mënyrën e duhur sipas vendbanimit të tyre” thuhet në raport./ Monitor

puna ne shtet 1

pika e dobët shqiptarëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.